Ballina Aktualitet Kroaci, presidentja Kitarovic: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë

Kroaci, presidentja Kitarovic: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kroaci me presidenten Kolinda Grabar-Kitarović, ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Kitarović ripërsëriti mbështetjen e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Ajo theksoi se krahas mbështetjes së palëkundur për integrimin e Shqipërisë, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja, gjë që është jetësore për vazhdimësinë e veprimtarive detare.