Ballina Aktualitet Kroaci, presidenti Meta: Shqiptarët në Kroaci ruajnë kulturën Arbanase

Kroaci, presidenti Meta: Shqiptarët në Kroaci ruajnë kulturën Arbanase

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Kroaci ku është takuar me homologen kroate si dhe me shqiptare dhe pinjollë të familjeve shqiptare që kanë ruajtur kulturën dhe traditën.

Presidenti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka përmënduar disa mbiemra të familjeve shqiptare dhe pinjollëve të tyre që kanë lënë gjurmë në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë.

“Një respekt të veçantë sot për familjet dhe pinjollët e tyre: Deshpali, Kotlar, Stipçeviç, Mateshiç, Krstiç, Duka, Kalmeta, Rela e të tjerë që kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne,” – shkruan Meta.