Ballina Aktualitet Kroaci, presidenti Meta vizitë në shkollën ku kanë folur shqip Mjeda e...

Kroaci, presidenti Meta vizitë në shkollën ku kanë folur shqip Mjeda e Fishta

Gjatë vizitës në Kroaci, presidenti Ilir Meta ka bërë një ndalesë edhe në Shkollën “Krune Krstica”, në Zadar. “Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstica” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate,” – shkruan presidenti Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.