Ballina Uncategorized Kroaci, presidenti grek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kroaci, presidenti grek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ndodhet në Greqi për një vizitë dy ditore dhe gjatë kësaj vizite ai ka dërguar mesazhe drejtuar Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë.

Pavlopulos theksoi se integrimi i këtyre tre vendeve në BE realizohet vetëm me kushtin bazë  të respektimit në tërësi të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.

Në lidhje me Shqipërinë ai është shprehur konkretisht se: “Greqia mbështet perspektivën evropiane, por ky hap sipas tij parashikon respektimin e plotë dhe të sinqertë të së Drejtës Evropiane e Ndërkombëtare, çfarë është e vetëkuptueshme. Domethënë, respektimin e të gjitha të Drejtave bazë të Njeriut”.

“Si rrjedhim, trajtime të ngjashme me të kohëve të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilët nënvleftësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore apo cënojnë haptazi të drejtat themelore, si për shembull, e drejta e pronësisë, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për ecurinë normale të procedurave të Shqipërisë,” – shtoi ndër të tjera presidenti Pavlopulos.