Ballina Aktualitet Kroaci, kryeministri Rama: Të hapen negociatat me Brukselin në qershor

Kroaci, kryeministri Rama: Të hapen negociatat me Brukselin në qershor

Gjatë një konference për shtyp me homologun kroat në Zagreb, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se çfarë pret Shqipëria nga Brukseli në qershorin e vitit që vjen.

Rama u shpreh se pret nga Brukseli të hapen negociatat me Shqipërinë ne qershor, ndërsa kryeministri kroat tha se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE.

“Kroacia ka qenë një mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe pas lindjes së Kroacisë moderne. Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin”, – shtoi më tej kryeministri.