Ballina Aktualitet Kroaci, kreu Rama në samitin e iniciativës së Evropës Qendrore

Kroaci, kreu Rama në samitin e iniciativës së Evropës Qendrore

Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologët e tij hungarez, maqedonas, rumun dhe sllovak ndodhen në Zagreb të Kroacisë për samitin dy ditor të Iniciativës së Evropës Qendrore.

Pas darkës së mirëseardhjes të organizuar nga të zotët e shtëpisë, ditën e sotme diskutimeve iu bashkua edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

Në facebookun e tij, Kryeministri postoi një video të shkurtër nga takimi, ku nënvizoi edhe njëherë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur fort me perspektivën e BE dhe NATO-s.

Iniciativa e Evropës Qendrore ka 18 vende anëtare dhe shërben për të arritur kohezionin në fushat e interesave të përbashkëta të vendeve dhe të mbështesë konsolidimin e zhvillimit politik dhe social të vendeve jo anëtare të BE-së.

Aktualisht, Presidencën e mban Kroacia dhe nga 1 janari do ti kalojë Italisë.