Ballina Aktualitet Kroaci, kreu Rama firmos marrëveshjen strategjike mes vendeve

Kroaci, kreu Rama firmos marrëveshjen strategjike mes vendeve

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë vizitës në Kroaci zhvilloi takime me krerët më të lartë si dhe me homologun e tij, Andrej Plenkoviç.

Rama u prit nga homologu kroat me një ceremoni zyrtare, ndërsa kjo u shoqërua edhe me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik, veprim ky që synon intensifikimin e mëtejshëm të marrdhënieve mes të dyja vendeve.

Samiti i Kryeministrave të iniciativës të Evropës Qendrore po zhvillon punimet në Zagreb të Kroacisë dhe Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Rama si dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjithashtu Rama zhvilloi me herët një takim me kreun e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokovic.