Ballina RAJONI Kroaci, ish-presidenti Mesiç: Nuk besoj në shkëmbim territoresh në mënyrë të paqtë

Kroaci, ish-presidenti Mesiç: Nuk besoj në shkëmbim territoresh në mënyrë të paqtë

Ish-presidenti i Kroacisë për dy mandate, Stjepan Mesiç ka komentuar sërish debatin për ndryshim të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për mediat, Mesiç thotë se nuk beson në shkëmbimin e territoreve në mënyrë të paqtë.

“Luftërat nuk shkaktohen nga njerëzit, ata janë vetëm viktima, individë dhe grupe krijojnë luftra për egoizmin e tyre. Në luftë, vetëm ata që kurrë nuk e kanë parë njëri-tjetrin, vdesin dhe ata që shkaktojnë luftën nuk e ndiejnë kurrë atë,” – shprehet Mesiç.