Ballina Aktualitet Krizat politike në Shqipëri; protesta, grevë urie, vrasje në bulevard, djegie mandatesh

Krizat politike në Shqipëri; protesta, grevë urie, vrasje në bulevard, djegie mandatesh

Në Shqipëri, për 28 vite tranzicion kriza politike ka qenë gjithnjë prezent. Duket se bojkoti i kuvendit nga opozitat ndër vite ka qenë një taktikë e ndjekur e që shpesh herë përfundonte në një marrëveshje, ose thënë ndryshe shtrëngim duarsh nga kundërshtarët politik.

I tillë ka qenë bojkoti i kuvendit nga demokratët në ’98, çka detyroj socialistët në pushtet të shkruanin një kushtetutë së bashku me demokratët, e para kjo pas shembjes së regjimit komunist.

Por krizat vijonin, e zgjidhjen politika e kërkonte tek ligji themeltar i shtetit. Edhe në 2008 Sali Berisha dhe Edi Rama e ndryshuan sërish Kushtetutën. Brenda natës, vetëm me një komunikim telefonik Berisha kryeministër dhe Rama kreu i opozitës ishin në një mendje për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Partitë e vogla protestuan ashpër dhe LSI u ngujua në një grevë urie në kuvend.

Por nuk mbaron këtu. Edi Rama humbi zgjedhjet në 2009. Thirrjet e socialistëve ‘hap kutitë ose largohu’ ranë në vesh të shurdhët. Socialistët u ngujuan në një grevë urie në bulevard për 21 ditë me radhë. Gjithçka përfundoi me një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës të negociuar nga ndërkombëtarët në maj të vitit 2010. E njohur si “Darka e Krokodilit” në Strasburg ishte ajo që i dha zgjidhje krizës në Shqipëri.

Shqipëria kalon nga njëra krizë tek tjetra. E gjithnjë shkak është politika. Socialistët erdhën në pushtet në 2013 ndërsa demokratët i janë drejtuar popullit gjithnjë për protesta. Ato kanë qenë të shpeshta e bojkoti i kuvendit na ka shoqëruar përgjatë gjithë kësaj kohe kohës.

Çadra e lirisë qëndroi në bulevardin kryesor të Tiranës për më shumë se 3 muaj me radhë. Demokratët kërkonin zgjedhje të parakohshme, dhe pse vendin e ndanin pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme.

Mbrëmjen e 17 majit të 2017 Edi Rama mbërrin në takimin e krerëve të partive parlamentare. Kryeministri rama dhe lideri I opozitës lulzim Basha u vecuan  e për më shumë se 4 orë ata qëndruan kokë më kokë në kryesinë e kuvendit, në katin e katërt të saj. Në përfundim pati një shtrëngim duarsh mes tyre, e më 18 maj ata publikuan dhe marrëveshjes e arritur.

Kjo çoi në zgjedhjet e qershorit demokratët, nga ku dolët sërish të humbur. Por sërish sot, kur nuk kanë kaluar as dy vite pas zgjedhjeve parlamentarë opozita bën histori, duke djegur për herë të parë në histori mandatet e saj të deputetëve.