Ballina Aktualitet Kriza politike, presidenti Meta: Bëhem edhe si Allende për të parandaluar juntën...

Kriza politike, presidenti Meta: Bëhem edhe si Allende për të parandaluar juntën (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai ishte gati të sakrifikonte edhe mandatin e tij nëse kjo do të zgjidhte krizën politike që kalon vendi, ndërkohë që nuk do të kursente as jetën, si ish-presidenti kilian Salvador Allende në vitin 1973, për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Kreu i shtetit tha se kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet as me dhunë, as me metoda policore dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvend.

“Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave me BE,” – ka thënë presidenti Meta.