Kritikoi qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, shkarkohet nga detyra mjeku i QSUT

171

QSUT ka shkarkuar nga detyra mjekun Ilir Allkja me motivacionin, për shkak të shkeljes së Kodit Etik të punonjësve dhe Kodit të Punës.

Ky i fundit, ka kritikuar disa herë mënyrën se si qeveria po përballon pandeminë Covid 19 në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të QSUT, reagimet dhe deklaratat e shumta të mjekut Allkja në media, ndikojnë në dezinformimin e publikut.

Ai është prej vitesh mjek i Urgjencës Mjekësore, Paraspitalore në QSUT.