Ballina Aktualitet Krishtlindjet, urimi i imzot George Frendo për besimtarët katolikë

Krishtlindjet, urimi i imzot George Frendo për besimtarët katolikë

Imzot George Frendo, arqipeshkvi i metropolit Tiranë-Durrës, i është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve të krishterë katolikë me rastin e Krishtlindjeve. Në mesazhin e tij të urimit, imzot Frendo nënvizon faktin se Krishtlindjet, më shumë se çdo gjë tjetër, i kushtojnë rëndësi dinjitetit të çdo njeriu.

“Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnjë, – thotë imzot Frendo në urimin e tij. – Së pari, ai na mëson dinjitetin e njeriut, e çdo njeriu. Në fytyrën e Jezusit fëmijë shohim fytyrën e çdo njeriu, mashkull ose femër, i bardhë ose i zi, i ditur ose i pashkolluar. Me ardhjen e tij në botë, Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun.”

Imzot Frendo vijon urimin e tij për besimtarët e krishterë katolikë, duke theksuar: “Kemi zbuluar Krishtin. Kemi gjetur një rrugë të re që na çon drejt gëzimit të vërtetë. Ky është gëzimi ynë, gëzimi që tregohet në këtë fëmijë të brishtë. Ky është urimi im për ju me rastin e Krishtlindjes. Gëzuar Krishtlindjen! Rroftë Jezusi fëmijë.”