Ballina Aktualitet Krishtlindjet, presidenti Meta uron: Me negociata të hapura me BE-në

Krishtlindjet, presidenti Meta uron: Me negociata të hapura me BE-në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uroi sot që Krishtlindjet e vitit të ardhshëm ta gjejnë vendin me negociata të hapura për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar, më të bashkuar dhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,” – tha Meta në urimin e tij për besimtarët e krishterë.

Kreu i shtetit u vlerësoi gjithashtu punën e komuniteteve të besimit në vendin tonë për sa i përket harmonisë fetare

Ndërsa i pyetur për Reformën Zgjedhore, Meta u shpreh që nga kjo ditë feste të shtojmë mençurinë për t’i zgjidhur gjërat.

“Kjo është një ditë që na fton të gjithë të shtojmë urtësinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më të gëzuar, dhe me negociata me BE,” – shtoi më tej Presidenti.