Ballina BOTA Krishtlindjet, Papa Françesku apel për të pasurit

Krishtlindjet, Papa Françesku apel për të pasurit

Gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor, Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe,” – theksoi duke pyetur Papa Françesku.

Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i sheshit të “Shën Pjetrit”.