Ballina Aktualitet Krishtlindjet, Kryemadhi uron besimtarët e krishterë

Krishtlindjet, Kryemadhi uron besimtarët e krishterë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën këmbanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. 🙏🏻

Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! 🎄

Përzemërsisht!” – shkruan Kryemadhi.