Ballina Aktualitet Krishtlindjet, kryebashkiaku Veliaj: Uroj që festat të na bëjnë më të mirë

Krishtlindjet, kryebashkiaku Veliaj: Uroj që festat të na bëjnë më të mirë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes.

Duke folur nga Kisha Ortodokse në kryeqytet, Veliaj uroi në veçanti ata që janë në punë në këtë ditë të shënuar.

“Urim për ata që janë në punë gjata festës. Kemi pasur një ndjenjë solidariteti këtë vit. Ne kaluam sot gjithë ditën duke shërbyer në qendra sociale të cilat janë shtuar. Vitin tjetër në planifikojmë të hapim më shumë qendra sociale. Tirana është vend ku vijnë të gjithë. Uroj që këto festa të na bëjnë më të mirë dhe të mos çirremi me njër-tjetrin. Besoj se viti që po vjen do jetë vit më i mirë se ai që po lëmë,”- tha Veliaj.