Një 42 vjeçar në Tiranë e ka jetuar vetëm pak orë 2021.

Ngjarja tragjike ku ai mbeti i vrarë ndodhi në orën 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji”.

Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.