Ballina Kronikë Krim i rëndë në Zvicër, e moshuara vret fëmijën shqiptar

Krim i rëndë në Zvicër, e moshuara vret fëmijën shqiptar

Një fëmijë shjqiptar vetëm 7 vjeç është vrarë teksa po kthehej nga shkolla në Basel të Zvicrës.

Ngjarja e rëndë u shënua të enjten e 21 marsit.

I vogli humbi jetën në spital pak minuta nga momenti kur ishte sulmuar.

Fëmija po kthehej nga shkolla në shtëpi kur është goditur me thikë, gati 200 metra larg shkollës. Ka qenë mësuesi i tij që e ka gjetur në rrugë, e menjëherë e ka dërguar në në Spitalin Universitar të Fëmijëve të Bazelit, ku i është nënshtruar një operacioni emergjent.

Media lokale “Basler Zeitung” citon dëshmitarët që thonë se fëmija ishte goditur me thikë në qafë.

Autorja nje e moshuar- Disa orë pas sulmit një e moshuar, shtetase zvicerane u dorëzua në polici.

E moshuara pranoi se kishte qenë ajo autorja e sulmit por pa dhënë më tej motive për këtë krim të rëndë.

Nuk dihet nëse mes fëmijës dhe të moshuarës ka lidhje familjare. Zëdhënësi i policisë Peter Gil tha se e moshuara po merrej në pyetje ndërkohë që e ëma e fëmijës kishte mësuar disa orë më vonë për tragjedinë. 7 vjeçari është me prejardhje nga komuna e Lipjanit dhe familja e tij jetonin prej shtatë vitesh në Zvicër.