Krim i rëndë në familje, burri ekzekuton ish-bashkëshorten, më tej i jep fund jetës

165

Dy persona të pajetë janë gjetur në lagjen “Emshir”, të Prishtinës.

Ata janë identifikuar si ish-burrë e grua.

Autori i ngjarjes, Lulzim Sopi ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij Sebahate Sopan.
Më tej ai ka qëlluar edhe veten duke mbetur i vdekur në vend.

“Rreth orës 09:00 policia ka marrë informacionin për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor“, tha një gazetare kosovare për mediat.

Ende nuk dihet motivi që e ka çuar autorin drejt aktit ekstrem.