Ballina LAJME Krijimi i Task Forcës, PD: Për të qeshur e për të qarë,...

Krijimi i Task Forcës, PD: Për të qeshur e për të qarë, Rama po tallet

“Për të qeshur e për të qarë”! Kështu e ka përshkruar ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi vendimin e PS për të krijuar një Task Forcë për zgjedhjet 30 qershorit. Ajo shprehet se jo vetëm vendimi, por edhe anëtarët e saj dike nisur që nga Gjiknuri e Manja, deri tek Sandër Lleshaj, është diçka qesharake, si dhe sipas saj është një tregues që Rama po tallet me shqiptarët.

Për këtë arsye, ajo ka ftuar që qytetarët që të bashkohen në protestën e pasdites së sotme, që synon rrëzimin e qeverisë Rama.

“Pasi mbushi listat me bleresit e votave, hajdutet e taksave, gjobave te bizneseve, sherbetoret e krimit, krimin vete, Edi Rama paska ngritur nje task force partiake per zgjedhje. Qesharake dhe te pabesueshem deri ne piken e fundit! Jo vetem per perberjen e saj me specialistet e vjedhjes se zgjedhjeve, persona qe duhet te ishin para drejtesise si Gjiknuri e Manja per zgjedhjet e Dibres!

Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrene nje task force partiake per zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vete policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin.Tallje me te madhe nuk mund t’u bëhet shqiptareve dhe miqve ndërkombetare, te cilet po e bejne çdo dite e me te qarte se pa çuar ne burg hajdutet e zgjedhjeve, nuk ka per te patur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor.

Me pjesemarrjen me te madhe sonte ne oren 18.30 ne protesten me europiane te zhvilluar ndonjehere para kryeministrise, le te tregojme se shqiptaret nuk pranojne me te drejtohen nga nje kryeminister qe i tall dhe i vjedh çdo dite”, shkruan Çupi.