Ballina Aktualitet Krijimi i qeverisë tranzitore, Basha fton në zyrë aleatët

Krijimi i qeverisë tranzitore, Basha fton në zyrë aleatët

Pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe pas diskutimeve për ndërtimin e një qeverie tranzitore, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë koalicionin në zyrën e tij.

Në orët e paradites në një deklaratë të përbashkët për shtyp Basha u shpreh se do të nisë puna për ngritjen e qeverisë tranzitore dhe vijimin e aksionit të opozitës për mosbindjen civile.

Ndërkohë sot në orën 16:00, i gjithë koalicioni opozitar do të mblidhet në selinë e PD-së ku do të diskutohet për takimin e nesërm, si dhe do të prezantohen detyrat e qeverise tranzitore në lidhje me zgjedhjet.