Kreu i Urgjencës ngre alarmin, Kemi frikë sa do të jetë numri i të infektuarve pas 2 javësh

53

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehu shqetësim ditën e sotme, pasi sipas tij nuk po rrespektohen më rregullat për parandalimin e COVID-19, masa që kanë ndihmuar në mbajtjen e numrit të të infektuarve stabël. Gjithashtu Brataj shprehu gjatë një interviste në median, A2 se mund të flitet për rritje të numrit të infektuarve pas këtyre dy javëve lirie.

“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka reale, por nuk është aspak kështu. Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit.

Politizimi është faktori më i keq. Në muajin e parë askush nuk guxonte të dilte, duke ndjekur edhe lajmet se çfarë ndodhte jashtë vendit. Më pas, situata ndryshoi dhe u ngritën dyshime mbi virusin nga zëra të ndryshëm dhe këto ndikuan negativisht te qytetarët për të mos zbatuar rregullat”-tha Brataj.