Ballina Aktualitet Kreu i NATO-s për pak orë në Tiranë, zbulohet axhenda

Kreu i NATO-s për pak orë në Tiranë, zbulohet axhenda

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë. Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jete në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi vetëm disa orësh ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar. Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje, ndërsa maxhoranca nisi dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.