Ballina Aktualitet Kreu i KQZ, Zguri: Pjesëmarrja edhe më e ulët nga sa raportojnë...

Kreu i KQZ, Zguri: Pjesëmarrja edhe më e ulët nga sa raportojnë mediat

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, është shprehur se shifrat e dhëna deri tani për pjesëmarrjen në zgjedhje janë të pabesueshme, për sa kohë ato nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Raportimet nga mediat lidhur me pjesëmarrjen luhaten nga 10 përqind deri në 12 përqind, por Zguri mendon se edhe këto janë shifra të fryra. “Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ, – ka thënë Zguri. – Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike të specialistëve të KQZ me komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve, dhe ato i kanë marrë këto po përmes komunikimeve telefonike me sekretarët e qendrave të votimit. Duke ditur përbërjen aktuale të gjithë administratës zgjedhore, unë besoj që këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar nga zyrtarisht nga KQZ.”