Kreta nuk gjen qetësi, regjistrohet tërmet në orët e para të mëngjesit

46

Greqia nuk gjen qetësi.

Sot vendi fqinj është goditur nga lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit.

Lëkundjet janë raportuar të ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Richter.

EMSC raporton se, lëkundjet ishin në thellësi 15 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në ishullin e Kretës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.

Lëkundja e parë është shoqëruar gjithashtu me post-lëkundje.