Ballina SPORT Krasniqi gëzon korçarët, Skënderbeu në avantazh

Krasniqi gëzon korçarët, Skënderbeu në avantazh

Në minutën e 56-të të takimit që po zhvillohet në Korçë mes Skënderbet vendës dhe Laçit, është çelur dhe rezultati i takimit.

Ka qenë Blerim Krasniqi që ka shënuar një gol të bukur, teksa i lirë në zonë godet me kokë në shtyllën e largët të Selmanit, duke e lënë të palëvizur gardianin kurbinas.

Muzaka ka harkuar saktë nga e djathta dhe ish-sulmuesi i Apolonisë nuk ka falur, duke kaluar të zotët e shtëpisë në epërsi.