Ballina BOTA Poloni, ndërron jetë murgesha 110-vjeçare që ndihmoi hebrenjtë nga nazistët

Poloni, ndërron jetë murgesha 110-vjeçare që ndihmoi hebrenjtë nga nazistët

Ka ndërruar jetë në moshën 110-vjeçare murgesha Cecylia Roszak. Ajo njihet si murgesha e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenj nga nazistët. Cecylia Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka jetuar për 90 vite.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me motrat e tjera. Ajo fshehu dy fëmijë hebrenj, prindërit e të cilëve u vranë gjatë holokaustit. Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra persona të tjerë që të shpëtonin nga nazistët.

Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin “Righteous Among the Nations” për përpjekjet e saj gjatë luftës.