Ministrja Elisa Spiropali bëri bujë të madhe mediatike, kur krahasoi kreun aktual të qeverisë me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeun.
Por ministrja nuk është ndalur vetëm me atë krahasim.
Në emisionin “Ndryshe”, Spiropalit iu kërkua të përshkruante liderët politikë në vend.
Përballë kësaj kërkese ministrja nuk u kursye duke krahasuar Berishën me bandën e rrokut AC/DC, Kryemadhin me këngëtarët e korit të kishave, presidentin Meta me këngën “Baftjar”, ndërsa Edi Ramën me figurën e një ylli rroku.
“Berisha do të ishte AC/DC sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës.
Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës.
Edi Rama është një “Rock Star”, ndërsa Ilir Meta një “Baftjar”, kështu i përfundoi Spiropali krahasimet e saj.