Ballina Aktualitet KPK, kryegjyqtarja Liçaj me pasuri të dyshimtë

KPK, kryegjyqtarja Liçaj me pasuri të dyshimtë

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj doli dje para Komisionit të Vettingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë.

Trupa gjykuese ka marrë tre raporte nga ILDKPKI, DSIK dhe KLD për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, por hetimi i thelluar është kryer vetëm për pasurinë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtarja ka bërë deklarime të pasakta, ka mungesë burimesh financiare si dhe ka fshehur pasurinë. Ky konstatim është konfirmuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke sinjalizuar edhe mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryegjyqtares së Vlorës. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të shpallet ditën e enjte.