Ballina RAJONI Kosovë, zëvendëskryeministri Limaj: Masa të tjera kundër Serbisë

Kosovë, zëvendëskryeministri Limaj: Masa të tjera kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund të marrë edhe masa të tjera ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 përqind ndaj mallrave serbe që importohen në tregun e Kosovës.

Zëvëndëskryeministri Limaj, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarë në një emision televiziv mbrëmë, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat e automjeteve. Ai ka theksuar se një masë e tillë mund të merret shumë shpejt, duke shtuar se ministritë kompetente do të jenë të gatshme. Sipas zëvëndëskryeministrit Limajt, reciprociteti do të detyronte automjetet me targa të Serbisë që t’i ndërronin ato me targa të përkohshme, para se të hynin në territorin e Republikës së Kosovës.