Ballina RAJONI Kosovë, zëvendëskryeministri Limaj: Koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Kosovë, zëvendëskryeministri Limaj: Koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj tha se ditën e sotme komisioneri për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim Johaness Hahn është njoftuar për vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës.

“Pozicioni i BE dhe i komisionerit Hahn është i njohur, – ka thënë Limaj. – Ne duhet të mos presim që BE do t’i duartrokasë këtij vendimi, ideja e Bashkimit Evropian është integrimi. Programi apo filozofia e BE është në këtë drejtim. Ajo që po ndodh në këtë pjesë të rajonit është jashtë normales. Janë dy vende që punojnë kundër Kosovës. Është një shtet që punon që të shkatërrojë Kosovën. Ne sot i kemi thënë komisionerit Hahn se nuk kemi zgjidhje tjetër. Kemi pasur 1 milionë probleme me Serbinë. Ka ardhur koha për marrëveshje finale detyruese me njohje të njëra-tjetrës mes Kosovës e Serbisë.”

Zëvendëskryeministri kosovar Limaj e ka bërë këtë deklaratë gjatë emisionit “Subvencion”, të Radio Televizionit të Kosovës.