Kosovë, vajza 13 vjeçe bëhet nënë

32

Në Kosovë, një vajzë vetëm 13 vjeç është bërë nënë, duke lindur fëmijën 33 ditë para kohe

Vajza sipas mediave kosovare, rezulton e martuar në Gjakovë.

Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neontalogjisë ka treguar për Gazetën Insajderi se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë.

Gojnovci ka treguar se nëna e foshnjës është shtetase e Shqipërisë nga qyteti i Elbasanit.
“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë, është para kohe 33 javë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë,” – ka treguar Gojonci.
Ai ka thënë se “sipas të gjitha gjasave është e martuar ndërsa sot e ka vizituar edhe burri i saj”.