Ballina Aktualitet Kosovë, trafikonin qënie njerzore, dy persona në pranga

Kosovë, trafikonin qënie njerzore, dy persona në pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit pasi dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore.

Pas një aksioni të kryer gjatë mbrëmjes së djeshme u konstatuan tre femra shqiptare, të cilat dyshohen se janë viktima të trafikimit.

Personat e dyshua janë ndaluar për t’u marrë në pyetje deri në zbardhjen e rastit.
Nga ana tjetër femrat e trafikuara janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parashikuara për raste të tilla.