Ballina LAJME Kosovë, Thaçi: Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes me Serbinë

Kosovë, Thaçi: Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka, cilësuar 2019-ën  si vit të marrëveshjes me Serbinë. Deklaratën e tij Thaçi e dha në një intervistë për “Bloomberg”, ku e cilësoi marrëveshjen si mënyrën më të mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara.

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara,” – u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh i bindur se me një marrëveshje të tillë do të mund të mbyllte të gjitha çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë.