Ballina LAJME Kosovë, Thaçi: Shpallja e Pavarësisë institucionalizoi përpjekjet për liri

Kosovë, Thaçi: Shpallja e Pavarësisë institucionalizoi përpjekjet për liri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet për liri. Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për këto arritje janë të gjithë qytetarët kontribues.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH,” – ka shkruar Thaçi.