Ballina LAJME Kosovë, Thaçi: Në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Kosovë, Thaçi: Në Uashington flasin me një zë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar se Lutjet e Mëngjesit ishin një mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga e gjithë bota. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Thaçi shkruan se Kosova gëzon mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta.

“Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë. Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime. Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona,” – shkruan Thaçi.