Ballina RAJONI Kosovë, Thaçi: Mbështesim politikën e SHBA-së për Iranin

Kosovë, Thaçi: Mbështesim politikën e SHBA-së për Iranin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova mbështet politikën e ShBA-së për Iranin.

Në mbështetje të fortë të kryeministrit Rama për Iranin. Kosova tërësisht i përshtatet politikave të Sekretarit Amerikan të Shtetit Pompeo, të Shtëpisë së Bardhë dhe të Ambasadorit Amerikan John Bolton. Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë një zonë euroatlantike dhe nuk ka vend për veprimtari jo-demokratike malinje,”- ka shkruar Thaçi në profilin tij në “Twitter”.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për dëbimin e dy agjentëve iranianë nga Shqipëria, raporton RTKlive.