Ballina LAJME Kosovë, Thaçi: Dëshmorët dhe veteranët krijuan epokë të re

Kosovë, Thaçi: Dëshmorët dhe veteranët krijuan epokë të re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtohen të rënët në altarin e lirisë dhe nderohet gjithë sakrifica dhe kontributi i çdo veterani në luftën çlirimtare.

Presidenti Thaçi shprehet se një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, prej shumë vitesh shënohet Dita e Veteranit.

“Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz,” – shprehet Thaçi.