Ballina LAJME Kosovë, të shtëna me armë zjarri, një i vdekur

Kosovë, të shtëna me armë zjarri, një i vdekur

Një kosovar është ekzekutuar sot me armë zjarri në mes të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, por nuk jepen detaje për këtë vrasje.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga Policia e Kosovës me anë të një komunikate zyrtare.

“Sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë,” – thuhet në komunikatë.

Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për këtë ngjarje, e cila terrorizoi jo pak qytetarë në mes të ditës.