Ballina RAJONI Kosovë, taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Nuk tërhiqemi

Kosovë, taksa ndaj Serbisë, Haradinaj: Nuk tërhiqemi

Duke folur mbi marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës, kryeministri i kësaj të fundit, Ramush Haradinaj nuk la pa ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen nga shteti fqinj.

Ai tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim. Haradinaj shtoi se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë. Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë. Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.