Ballina LAJME Kosovë, sulm kibernetik komunikimeve elektronike zyrtare

Kosovë, sulm kibernetik komunikimeve elektronike zyrtare

Institucionet e Kosovës janë goditur nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia. Për këtë arsye, qeveria i ka njoftuar të gjithë institucionet se ka pasur një sulm masiv që vjen nga Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia.

“Ju njoftojmë që sot, prej orës 10:00, kemi pasur sulm kibernetik masiv, – thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës. – Sulmi është shumë i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe tani, kur po e bëjë këtë njoftim, ka filluar edhe nga Maqedonia.”

“Qëllimi i këtij sulmi duket të jetë që të pamundësojë komunikimin zyrtar të institucioneve të Kosovës përmes postës elektronike zyrtare,” – thuhet më tej në njoftimin që qeveria e Kosovës u ka dërguar institucioneve shtetërore.