Ballina RAJONI Kosovë-Slloveni, memorandum bashkëpunimi

Kosovë-Slloveni, memorandum bashkëpunimi

Kosova dhe Sllovenia do të nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit për bashkëpunime në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, akses të përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike për përfitim nga programet e financimit të Bashkimit Europian.

Marrëveshjen do e nënshkruajnë ministri Kosovës i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe ministri i Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medvev.

Ministri Beqaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Lubjanë ku do të ketë edhe takime tjera të rëndësishme me përfaqësues të shtetit slloven të fushës së inovacionit dhe ekonomisë.

Sllovenia është shteti i 25-të që e ka njohur Kosovën në 5 Mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.