Ballina RAJONI Kosovë, SHBA përgëzon Kuvendin

Kosovë, SHBA përgëzon Kuvendin

Ambasada Amerikane ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për axhendën evropiane të reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.

Ky vlerësim u bë i ditur pas një postimi të kryeparlamentarit Kadri Veseli në Twitter, i cili ka shpërndarë fjalimin e ambasadores amerikane në Kosovë, Colleen Hyland dhe ka falenderuar deputetët dhe Ambasadën Amerikane për punën e mirë që kanë bërë për miratimin e ligjeve.

“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në trashëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbron ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent,” – deklaron ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.