Ballina LAJME Kosovë, rritet në 100% taksa për mallrat serbe

Kosovë, rritet në 100% taksa për mallrat serbe

Një ditë pasi dështoi të anëtarësohej në Interpol, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rritur taksën për mallrat e Serbisë nga 10% në 100%. “Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja,” – deklaroi pas mbledhjes ministri i tregtisë Endrit Shala.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e mbështet këtë vendim. “Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. Unë e përkrah propozimin tuaj,” – është shprehur Haradinaj.

Sa i përket dështimit në Interpol, asnjë zyrtar i lartë nuk ka marrë përgjegjësi, por Qeveria dhe Presidenca janë fokusuar vetëm te akuzat ndaj Serbisë.