Ballina LAJME Kosovë, reagon Kocijancic pas dorëheqjes së kryekomunarëve serbë: Hiqeni taksën doganore

Kosovë, reagon Kocijancic pas dorëheqjes së kryekomunarëve serbë: Hiqeni taksën doganore

Zëdhënësja përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që të hiqet taksa e vendosur për mallrat serbe.

Zëdhënësja Maja Kocijancic ka theksuar se “BE është në dijeni të dorëheqjeve.”

“BE ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 përqind për produktet serbe, pasi një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit ndërmjet BE dhe Kosovës, – ka thënë Kocijancic. – Autoritetet e Kosovës duhet t’i tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokative të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve.”

Zëdhënësja e Federica Mogherini ka vijuar më tej, duke nënvizuar se “të gjitha ankesat që palët kanë duhet t’i zgjidhin përmes dialogut, që BE do të vazhdojë ta lehtësojë.”