Ballina RAJONI Kosovë, qytetarët i vendosin “vizë” komisionerit Hahn

Kosovë, qytetarët i vendosin “vizë” komisionerit Hahn

Një grup aktivistësh të ardhur nga Drenasi, u mblodhën për t’i dhënë një porosi Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili pritet të qëndroj për vizitë sot në Kosovë.

Përmes një pankarte të cilët e vendosën në hyrjen e pasme të Kuvendit të Kosovës, ata i kanë vendosur “vizë” komisionarit Hahn.

Ish-asamblisti i komunës së Drenasit, Xhavit Drenori u shpreh se përmes kësaj pankarte duan t’i japin një mesazh komisionarit evropian se Kosova mund të vendos reciprocitet edhe për viza e jo vetëm për mallra.

“Sot kemi programuar t’i japim këtë mesazh me vete zotëri Hahn që t’i themi se së fundi edhe ne kemi pak krenari edhe ne fundja mund të vendosim reciprocitet për gjithçka jo vetëm për mallrat serbe që kanë 100 përqind reciprocitet pra për taksën por edhe për gjëra tjera, për shembull edhe për viza, nëse ne ata nuk na lejojnë, pse ne nuk kemi të drejtë tu vendosim atyre regjim të vizave…Kemi ardhur sot për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësinë e thellë për qasjen e Bashkimit Evropian karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, qasje kjo e cila me të vërtetë është e papranueshme sepse ne nuk meritojmë të mbesim të vetmit në Evropë, gjeografikisht në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim të vizave,” – tha Drenori.