Ballina LAJME Kosovë, Prokuroria e Posaçme do të intervistojë një zyrtar të lartë të...

Kosovë, Prokuroria e Posaçme do të intervistojë një zyrtar të lartë të UÇK-së

Një nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës si komandant Remi, ka marrë një ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorisë së Posaçme për krime luftë me seli në Hagë.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Arianit Koci, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, tha se ftesa është datën 14 janar të vitit 2019 dhe zoti Mustafa “do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën Zyra e Prokurorit është duke e hetuar”.