Ballina RAJONI Kosovë, Prishtina “zgjohet” me grafiti kundër takimit Thaçi-Putin

Kosovë, Prishtina “zgjohet” me grafiti kundër takimit Thaçi-Putin

Mëngjesin e sotëm, qytetarët në Prishtinë janë bërë dëshmitarë të disa parrullave të shkruara në ndërtesa të ndryshme të kryeqytetit kosovar, parrulla këto që shprehnin kundërshtinë e çfarëdo marrëveshje që presidenti kosovar Hashim Thaçi kishte arritur gjatë takimit joformal me presidentin rus Vladimir Putin në Francë.

Parrullat në formë grafiti, krysisht tek Qendra Studentore e Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, paraqisnin momentin e takimit të presidentit kosovar Thaçi me presidentin rus Putin, shoqëruar nga mbishkrime të ndryshme, si “Veriu nuk është Krimea”, “Friends with benefits” etj.

Për momentin ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite, por takimi Thaçi-Putin ka ngjallur debate të forta në opinionin publik kosovar.