Ballina BOTA Kosovë, presidenti Thaçi takohet me ambasadorin e SHBA

Kosovë, presidenti Thaçi takohet me ambasadorin e SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA, Philip S. Kosnett teksa ka biseduar për tema të nxehta, e veçanërisht atë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se miqësia me SHBA është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

Presidenti dhe ambasadori Kosnett thanë mes tjerash se thelbësore është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara,” – ka shtuar Thaçi.