Ballina RAJONI Kosovë, presidenti Thaçi: Koha për marrëveshje me Serbinë

Kosovë, presidenti Thaçi: Koha për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ekipi Negociator për dialog me Serbinë siguron legjitimitetin pasi është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti ka theksuar se “pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne nuk duhet të krijojmë vështirësi duke befasuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As Serbia nuk ka të drejtë ta vështirësoj procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Procesi i dialogut do të fillojë dhe ne duhet të kemi një angazhim shumë dinamik i cili kërkon edhe vendimmarrje,” – u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë më tej se se partitë politike nuk duhet të fokusohen në çështje të vogla dhe teknike, por sipas tij, ata do të duhet të fokusohen në qëllimet strategjike të Kosovës.